Kampioni i botës, pas fitores së 103-të në karrierë, që mund të cilësohet ndoshta më e vështira, kaloi në sulm ndaj rivalit të tij holandez. “U përpoqa të ruaja gjakftohtësinë, – tha Hamiltoni, – por, ishte e vështirë. Kam konkurruar me shumë pilotë rivalë në karrierë, karaktere të ndryshme, ka ndonjë prej tyre që nuk i njeh rregullat. Në këtë garë, unë e mbajta makinën brenda vijave të bardha. Ai më provokoi në kthesën e parë. Unë nuk kisha informacion, ai fillimisht ngadalësoi duke frenuar fort, pastaj shpejtoi. Ai nuk e kishte problem nëse ne të dy nuk e përfundonim garën, por unë doja që ta përfundonim të dy. Ai është padyshim përtej limiteve, por unë jam i si ai boksieri që është gati të dalë në ring e të ndeshet”.
Sfidanti.al