Lewis Hamilton pushton Singaporin. Piloti britanik triumfoi në Marina Bay duke regjistruar suksesin e tretë radhazi, në një garë ku fati pati një ndikim të madh në ecurinë e saj. Hamilton që e nisi garën nga vendi i pestë mori dhuratën që në kthesat e para të këtij Cmimi të Madh. Kjo për faktin se ishin makinat Ferrari të Vettel dhe Raikkonen që e startuan më mirë garën, por gjithcka u shkatërrua nga Verstappen që hyri mes tyre duke shkaktuar një aksident duke i nxjerrë jashtë loje veten dhe të dy kokëkuqet. Vazhdimi i garës nuk kishte asgjë të vecantë për të shënuar me Hamilton e mori kryesimin e saj shumë shpejt dhe e mbajti pa asnjë problem deri në fundin e garës. Ajo që u pa në pistë ishte ndërhyrja e herëpashershme e makinës së sigurisë që nuk bëri gjë tjetër vecse ngadalësoi ritmin e garës që u fitua nga 3 herë kampoioni i botës. Në vendin e dytë u pozicionua Daniel ricciardo me Red bull, ndërsa i treti doli Bottas. Pas kësaj gare, Hamilton përforcoi pozitat në krye të renditjes së përgjithshme me 263 pikë, i shkëputur me 28 pikë ndaj Vettel, ndërsa Bottas është i treti me 212 pikë.
sfidanti.al