Martin Harnik dhe Ilas Bebu shënuan në pjesën e dytë, duke i dhënë fitoren 2-0 Hanoverit kundër ekipit të fortë të Hamburgut në ndeshjen e parë të javës së 4-t të Bundesligës gjermane.
Me tri pikët që fitoi në këtë ndeshje, Hanoveri qëndron vetëm në krye të Bundesligës me 10 pikë, për herë të parë, mbas pothuajse gjysmë shekulli, por, ndërkohë, ka një ndeshje me shumë se Borusia e Dortmundit dhe Hofenhajmi që do të luajnë të dielën.
Sfidanti.al