Benzema prish gjumin: Unë të largohem nga Reali? Jam në formacion…

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karem Benzema, deklaroi se nuk ka ndërmend që të largohet nga klubi. Ky lojtar francez, në fakt, gjatë ndeshjeve të fundit, në disa raste, është vërshëllyer nga tifozët në “Santiago Benabe”.

“Përse duhet të largohem nga një ekip, ku unë luaj në formacionin e parë? Ne jemi këtu gjashtë ose shtatë lojtarë që kemi kohë që luajmë bashkë dhe mendoj se përpara kemi një sezon të mirë. Reali me siguri që është klubi më i mirë në botë, si për nga numri i trofeve që ka fituar, ashtu edhe për nga tradita. Ne jemi të fortë si në fushë, ashtu në stolin e rezervave. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes futbollistëve”, deklaroi sulmuesi francez, transferimin evetntual të të cilit në ndonjë klub tjetër e kanë hedhur poshtë edhe presidenti i klubit “mbretëror”, Florentino Perez, dhe trajneri Zinedin Zidane.

Sfidanti.al