Nuk flitet për lojën e ndershme financiare, por për atë në fushë. Futbollisti i Jenës në Bundesligën e tretë të Gjermanisë, Sërem Ajsman mori topin e lënë sportivisht nga lojtarët kundërshtarë të Mepenit, dhe vrapoi drejt portës rivale duke shënuar. Ky gol solli një shpërthim zemërimi nga lojtarët vendas, që kishin dorëzuar topin për t’i ardhur në ndihmë një futbollisti kundërshtar të dëmtuar. Ajsman shkurtoi avantazhin e miqve në 1-2, dhe ishte po Ajsman që shënoi në sekondat e fundit golin e barazimit, gol që solli të tjera protesta.
Ajsman nuk ka dëgjuar mesa duket për Paolo Di Kanion që doli para portës bosh, pasi portieri kundërshtar uu pengua dhe u rrëzua, më pas italiani e nxorri me qëllim topin jashtë. Ajsmani nuk ka dëgjuar as për Robi Faulërin, sulmuesin e Liverpulit, që u rrëzua nëzonën e Arsenalit pranë portierit Simën, gjyqtari dha penallti, dhe ai shkoi duke i dhënë arbitrit se nuk duhej dhënë 11-metërsh, pasi ishte rrëzua vetë, nuk e kishte penguar Simëni.
Futbollisti i Jenës deklaroi se nuk e kishte marrë vesh se çfarë kishte ndodhur, ndaj edhe kishte shënuar, por gjithsesi veprimi i tij nuk la aspak përshtypje të mirë.
Sfidanti.al