A mund të mendohet një humbje e tillë për ekipin që mundi Partizanin? Ne mund të themi çfarë të duam, por këtë gjë ndaj Laçit e bëri Luftëtari, madje brenda në Kurbin. Gjirokastritët ia dolën me shifrat minimale 1-0 falë golit të të zakonshmit Kristal Abazaj, në një ndeshje shumë të fortë dhe me dy fytyra.
Më mirë Laçi në pjesën e parë që iu afrua avantazhit, edhe pse nuk ia doli të shënonte. Gjithsesi, pas pushimit gjithçka ndryshoi dhe trajneri vendas, Nica, kritikoi veten për një zëvendësim që nuk duhej ta kishte bërë.
Kurbinasit ndoshta patën vetëkënaqësi pas suksesit të bujshëm ndaj Partizanit në javën e parë të Superligës, ndaj edhe gabuan. Gjithkush e di se futbolli të ndëshkon për gabimet që bën, po ashtu e di se diferencat e shumicës së skuadrave shqiptare janë fare të vogla. Mjafton një nënvleftësim dhe e pëson, ndërsa është tjetër gjë kur tolerimet bëhen me dashje.
Pas këtij rezultati, të dyja skuadrat kanë nga tri pikë, veçse më I kënaqur duhet të jetë Luftëtari. Gjirokastritët I kanë luajtur jashtë fushe të dyja ndeshjet e tyre këtë sezon të Superligës.
Sfidanti.al