Fondi i shpërblimeve për turneun e ardhshëm Gran Slam, “Australia Open”, do të jetë 50 milionë dollarë që përbën një rekord në historinë e këtij turneu, njoftuan organizatorët e tij, sipas të cilëve, tenistët dhe tenistet, në krahasim me vitin e kaluar, do të fitojnë, mesatarisht, 14 për qind me shumë, ndërkohë që për fituesit në të dy konkurrimet do të sigurohen nga 3,7 milionë dollarë.
Në një mënyrë të konsiderueshme, do të rriten edhe pagesat për pjesëmarrjen në ndeshjet kualifikuese (39 për qind), ndërsa, në turin e parë, fitimi do të jetë 30 për qind më shumë në krahasim me sezonin e kaluar. Turneu “Australia Open” do të zhvillohet, më 16-29 janar 2017. Mbrojtës i titullit në konkurrimin për meshkuj është tenisti serb, Novak Gjokoviç, kurse për femrat – gjermania Anzhelika Kerber.
Sfidanti.al