Skuadra e kryeqytetit të parë të shtetit ka hedhur një tjetër hap përpara. Drejt kualifikimit për në raundin tjetër shkon e sigurt edhe Filadelfia, bashkë me ekipe të tjerë, por suksesi ndaj Bruklinit ishte disi i panatyrshëm. “Siksersat” vërtet mundën sërish njujorkezët, duke çuar në 2-0 rezultatin e përgjithshëm, por Xhejms Harden nuk ishte ndër më të dalluarit. Në ndeshjen e dytë të fituar nga vendasit 96-84, “Mjekra” ishte në hije, ndërsa i pakapshëm ishte Tajriz Maksei me 33 pikë. Me dy shifra dopjo 20 pikë dhe 19 topa në tabelë e mbylli Zhoel Embid, gjithashtu vendimtar në fitoren e Filadelfias.
Sfidanti.al