Roxher Federer festoi në mënyrën më të mirë të mundshme rikthimin në turneun e Roland Garros pas 4 vitesh/ Zvicerani shfaqi versionin më të mirë të tij në raundin e parë të turneut të dytë Grand Slam të vitit teksa mundi italianin Lorenco Sonego me rezultatin 3-0. Federer kishte zhvilluar vetëm 5 ndeshje në sipërfaqet me dhe’ dhe hyri në fushën e lojës me objektivin për të fituar, madje t’i mbyllte shpejt llogaritë e sfidës që ishte nën kërcënimin e reshjeve të shiut që në fund nuk pati dhe i arriti këto objektiva teksa ifitoi setet e kësaj sfide 6-2;6-4;6-4.
Kundërshtari i radhës së Federer në Roland Garros dio të jetë tenisti gjerman Oskar Ote, një 23 vjecar që është numri 145 në renditjen botërore dhe që nuk është shumë i njohur. Vlen të theksohet se Federer është në të njëjtën anë të shortit të turneut me rivalin e tij të përjetshëm, Rafael Nadal, me kampionin në fuqi që do të bëjë debutimin e tij të hënën ndaj Hanfmann. Por ky duel i shumëpritur mes këtyre dy kolosëve të raketës nuk do të ndodhë deri në fazën gjysmëfinale, gjithnjë nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të pakëndshme në rrugëtimin e tenistëve.
sfidanti.al