Barcelona; lojtarët nisin pushimet, por askush s’u thotë kur do kthehen

Javët e fundit të sezonit për Barcelonën nuk ishin aspak të mira me katalanasit që panë t’u sfumohej mundësia të fitonin një tjetër Tripletë trofesh duke ‘u kënaqur’ vetëm me titullin kampion. Futbollistet pas finales së Kupës së Mbretit të humbur kundrejt Valencias, tashmë janë të lirë nga impenjimet me klubin dhe mund të nisin pushimet për të qëndruar me familjet dhe miqtë e tyre.

Në përgjithësi, klubet u japin edhe një datë futbollistëve për rikthimin e tyre për nisjen e përgatitjeve për sezonin pasardhës, por Barcelona këtë nuk e ka bërë. Sigurisht që do të ishte e kotë t’u lije një datë për grumbullim në skuadër futbollistëve amerikanolatinë që do të jenë me përfaqësueset e tyre në Copa America, pasi gjithcka do të varet nga rezultatet që do të arrijnë në këtë kompeticion. por për të tjetër kjo cështje nuk ka vlerë dhe për këtë arsye shihet si dicka e cuditshme, me klubin që një ide për një datë të tille duhet ta ketë.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja AS, futbollistët do të marrin në mënyrë private dhe individuale njoftimin e grumbullimit nga trajneri kushdo që të jetë, Valverde apo dikush tjetër. Ashtu sikurse ndodh edhe në një kombëtare futbolli, lojtarët do të marrin një njoftim për t’u paraqitur në klub për vizitat mjekësore rutine që i paraprijnë grumbullimit dhe përgatitjeve presezonale.

Shpresa është që në ditët në vijim të zgjidhen të ditha dyshimet për sa i përket stafit teknik në mënyrë që të planifikohet me më shumë siguri fushata përgatitore e sezonit të ri.

sfidanti.al