Niko Kovac do të vazhdojë të jetë trajneri i bajernit të Mynihut. Presidenti i klubit bavarez këtë të dielë siguroi të gjithë për qëndrimin e trajnerit në pankinën e kampionëve dhe fituesve të Kupës së Gjermanisë
‘100% i sigurt që Kovac qëndron-tha Hënes në një intervistë të dhënë në Mynih pas kthimit nga berlini në përfundim të finales së Kupës së Gjermanisë me Lajpcigun-të gjithë janë në koherencë lojytarër me trajnerin dhe ky me drejtuesit’
Tekniku kroat nuk e pati shumë të lehtë të gjejë rrugën e suksesit me Bajernin që ishte mësuar të vinte diktatin absolut në futbollin gjerman dhe që këtë radhë e fitoi titullin në javën e fundit pasi kishte mundësuar anulimin e disavantazhit prej 8 pikësh kundrejt Borusias së Dortmundit
Ndërkaq, këtë të diel, skuadra bavareze u prit gjithë nderime në Mynih ku u zhvillua edhe festa tradicionale për trofetë e fituar që këtë radhë pati edhe anën emotive të saj sepse pas një dekade Arjen Robben dhe Frank Riberi i dhanë lamtumirën Bajernit të Mynihut
sfidanti.al