Tonali kushton 100 milionë

Edhe pse Juventus ëndërron ta rikthejë mesfushorin Sandro Tonali në Itali, pista më e mundshme duket të mbetet Anglia. Newcastle e konsideron Tonalin një shtyllë të projektit dhe e vlerëson kartonin e tij rreth 100 milionë euro. Interesi më konkret vjen nga Arsenal, ku drejtori sportiv Andrea Berta është gati të bëjë një tjetër ofertë pas tentativës së muajit shkurt. Në garë është edhe Manchester United, që e sheh italianin si pasardhësin ideal të Casemiro në mesfushë.