Kombëtarja, rrezikon edhe Daku

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, do të jetë i detyruar të bëjë zgjedhje të tjera për repartin e sulmit sa i përket ndeshjeve të play-off për pjesëmarrjen në Botëror në fund të këtij muaji.

Kur mbeten pak më shumë se dy javë nga fillimi i grumbullimit të kuqezinjve, situata e sulmuesve është alarmuese. Armando Broja është i dëmtuar dhe nuk është kthyer në stërvitje. Por tashmë është e qartë se në të njëjtën situatë gjendet edhe Mirlind Daku, i cili ka pësuar një dëmtim në tendinë dhe rrezikon të mbetet për një kohë të gjatë jashtë, siç e ka shpjeguar vetë trajneri i ri i skuadrës ruse, Frank Artiga.
sfidanti.al