Bayerni është në alarm. Sulmuesi kryesor i bavarezëve, Harry Kane, mungoi në ndeshjen e djeshme kundër Borussia Monchengladbach për shkak të një problemi fizik.
Mungesa e kapitenit të Anglisë ka ngritur menjëherë shqetësime te tifozët e Bayernit, veçanërisht përpara sfidës së rëndësishme të së martës kundër Atalanta në Bergamo. Kjo përballje është e vlefshme për ndeshjen e parë të fazës së 1/8-finales në UEFA Champions League.

