Sa të lumtur ishim në Asamble, ç‘dreqin iu pickoi tani.!

Para disa ditësh ishin zgjedhjet e “qeverisë së futbollit”  dhe ajo që thekte  më shumë ishte lumturia kolektive që përshkonte mjedisin e futbollit, madje  më shumë votuesit. Nuk e prishim asnjëherë zakonin e vjetër: sa herë votojmë shpërthen hareja dhe nuk merret vesh deri ku ngjitet hipokrizia! Por, çfarë ndodh më pas? Sapo mbarojmë punë , pra ulim dorën e allçise, të cilën e kane enkas  për votim, sapo fillon  të luajmë këmbët në lojë, plasin “ujërat e zeza”..

Dhe ku? Në atë që quhet Kupa e Shqipërisë, ku Partizani eleminohet nga Elbasani dhe shpërthen me akuza ndaj arbitrit Hamiti.  Kërkon drejtësi tamam tek  ata që kurdisin padrejtesine… harbimin  e  arbitrave në fushë .

“Ky arbitër është non grada për Partizanin!- thuhet në deklararatë. Po sa herë e kemi dëgjuar këtë muzikë për Hamitin dhe “Hamitet” e tjerë. Më e bukura kur thonë se  “nuk dëmtoi vetëm imazhin e Partizanit, por edhe të vetë futbollit.” {udi e madhe! Të gjitha arbitrat janë shpallur “non grada” sepse i tillë është sistemi me… “shumë grada”.  Loja e hipokrizisë vazhdon për mrekulli. Të lumtur kur votojmë dhe të pakënaqur kur zbresim në fushë…

Sfidanti.al