Rozher Federeri po luan si në kohët e tij më të mira. Ky tenist zviceran mundi me një “procedurë të përshpejtuar” 2-0 (6-3, 6-4) Rafael Nadalin në finale të turneut të Majamit, duke arritur titullin e tij të 91-të ATP (Shoqata e Tenisit Profesionist). Ky sezon, në fakt, ka filluar në një mënyrë të shkëlqyer për këtë tenist që mbas katër muajsh do të mbushë 36 vjeç; në fillim ai iu gëzua trofeut në turneun Australin Open, më pas, ishte më i miri në Indiana Uells, ndërsa, tani, triumfoi edhe në Majami. Megjithatë, Federeri thotë se, tani, ai ka nevojë për pak pushim, për shkak se e ndjen se trupi i tij është i lodhur. “Nuk jam më 24 vjeç, e ndjej veten disi të lodhur. Do të përpiqem që të pushoj deri në ‘Grand Slamin’ e Parisit. Do të kthehem në turneun ‘Rolan Garos’. Tani, unë kam nevojë për pushim, pasi trupi im ka nevojë që të relaklasohet. Mua më duhet njëfarë kohe që të bëhem gati për sfidën e madhe tjetër”, thotë Federeri.
sfidanti.al