Agasi zbulon sekretin më të madh të Boris Bekerit!

Tenisti i shquar i dikurshëm amerikan, Andre Agasi, zbuloi sekretin që i solli atij mjaft sukses në duelet kundër ish-tenistit kampion gjerman, Boris Beker. “Në tenis, konkretisht në fushë, ti, duhet t’i hapësh mirë sytë që të shohësh se çfarë ndodh rreth teje, më saktë, t’i përqendrosh sytë te kundërshtari, te të gjitha lëvizjet e tij. Boris Bekeri që më mundi tri herë me radhë, në fillim, zotëronte një shërbim të paparë. I pashë me kujdes filmimet, më shumë shërbimet e tij, duke i analizuar deri në hollësi, dhe zbulova diçka mjaft interesante.

Para se të realizonte shërbimin, ai, rregullisht, nxirrte jashtë majën e gjuhës dhe e lëvizte atë andej-këndej. Nuk po bëj shaka, e kam seriozisht. Ai e kishte zakon që, para se të kryente shërbimin, nxirrte majën e gjuhës dhe e lëvizte atë. Dhe unë konstatova se, kur ai donte ta dërgonte topin e tenisit në anën e majtë të fushës, ai e lëvizte edhe majën e gjuhës në anën e majtë, kurse, kur majën e gjuhës e mbante në mes të gojës, atëherë, kuptohej se ai do ta dërgonte topin pranë vijës…”, zbuloi Agasi,

Fakti më interesant është se Bekeri nuk e dinte se Agasi kishte bërë këtë zbulim. Agasi dhe Bekeri kanë luajtur bashkë, gjithsej, 14 herë, ndërkohë që Agasi filloi që ta shfrytëzoi zbulimin e tij të lartpërmendur që nga ndeshja e 4-t, duke e mbajtur atë sekret plot 10 vite. Pas tri humbjeve të para. Agasi fitoi nëntë nga 11 ndeshjet e zhvilluara me Bekerin.

sfidanti.al