Roma pret legjendën e tenisit Roxher Federer. Zvicerani ka konfirmuar se do të marrë pjesë në Turneun Masters të Tenisit që do të zhvillohet në kryeqytetin italian.
‘Fola me stafin tim teknik dhe mora një vendim. Do të vij në Romë për të luajtur në Turneun Masters-shkruante Federer në profilin e tij në Instagram-Jam i lumtur, entuziast dhe mezi po e pres. Përshëndetje të gjithëve’.
Turneu Masters i Romës është ndër të paktët që Federer nuk ka fituar në karrierën e tij. Në këtë eveniment zvicerani 37 vjecar ka luajtur 4 finale në 2015, 2013, 2006 dhe 2003 por në asnjë moment nuk ka mundur të dalë i fituar nga këto finale.
sfidanti.al