Pocetino e thotë qartë: Rri te Totenhemi vetëm nëse investohet

‘Ose investoni për të ardhmen ose unë largohem-ky është kushti i vënë nga Maurisio Pocetino ndaj drejtuesve të Totenhemit pas kualifikimit për në finalen e Ligës së Kampioneve, pozicion të cilin ai e konfirmoi sërish me shumë qartësi.
‘Do të isha budalla po të thoja se do të qëndroj pa një plan zhvillimi-tha Pocetino që drejton Totenhemin prej 5 vitesh-nuk jam gati të nis një kapitull të ri pa një plan, pa një ide të qartë’.

Frika e Pocetinos bazohet te fakti se në sezonin e fundit skuadraz londineze nuk bëri blerje që të linin të mendoje se do të mund të ruajnë nivelin e shfaqur nga Hotspurs deri tani teksa arriti të kualifikohej për në finalen e Champions League. Blerja e fundit e Totenhemit ishte ajo e Lukas Moura, 16 muaj më parë që rezultoi të ishte edhe heroi i kësaj skuadre në sfidën me Ajaksin teksa shënoi të 3 golat për të.

‘Nëse presim që cdo vit të shkojmë në finalen e Ligës së Kampioneve, atëherë duhet të punojmë ndryshe-tha Pocetino-plani duhet të jetë dicka ndryshe nga ajo që ka ndodhur në 5 vitet e fundit. Do të ishte naivitet vijimi i punës në këtë mënyrë dhe cdo vit të konkurrosh për vendet e para në Premier League me Liverpulin, Celsin, Junajtid apo Sitin. Nëse është kështu, më jepni instrumenta të tjerë’.

sfidanti.al