Falja e Vettel nga FIA, Hamilton rebelohet me…’like’ ndaj postimit të një admiruesi të tij.

Lewis Hamilton nuk reagoi zyrtarisht ndaj vendimit të FIA për të falur Vettel, megjithatë në një farë mënyre ai e ka shprehur pakënaqësinë e tij. për këtë mjafton të shohësh postimin në Instagram të një prej admiruesve të tij që ka kritikuar ashpër FIA me britanikun që i ka bërë ‘like’ si për të miratuar këtë rebelim. ‘E humba të gjithë respektin për FIA, Ferrarin dhe Sebastian Vettel pas vendimit-shkruante admiruesi i Hamilton në Instagram-duket se cfarëdo të bësh në pistë mjafton të kërkoshj falje dhe e kalon kollaj situatën.

Nëse do ta kishte bërë Lewis veprimin e Vettel, FIA do ta kishte skualifikuar, gjobitur dhe do t’i kishte hequr pikë nga klasifikimi. FIA si gjithnjë është në favor të Ferrarit’. Gara e radhës e Formula 1 do të jetë këtë fundjavë në Austri dhe tashmë situata duket se është ndezur mes 2 pretendentëve për titullin kampion.

sfidanti.al