F1, Red Bull blindon Vershtapen; rinovim deri në 2023

‘Më e mira nuk ka ardhur ende-me këto fjalë, Maks Vershtapen bëri të ditur, rinovimin e tij me Red Bull deri në vitin 2023. Piloti I ri holandez në fund zgjodhi të vijojë karrierën e tij me skuadrën që e hodhi në botën e Formula 1. ‘Jam shumë I lumtur dhe krenar. E nisëm këtë rrugëtim së bashku dhe do të vazhdojmë bashkë. Dua të fitoj me Red Bull dhe Hondën, objektivi im është titulli botëror-tha Vershtapen me rastin e rinovimit të kontratës me skuderinë austriake.

Ndërsa për Red Bull, zgjatja e kontratës me Maks Vershtapen është një goditje e fortë në merkaton e pilotëve pasi me këtë lëvizje largoi zërat që flisnin për një kalim të mundshëm të pilotit te Ferrari ose Mercedes.

‘Lajm fantastik për skuadrën. Maks është një vlerë e shtuar dhe beson te projekti ynë me Hondën. Jemi shumë të lumtur-ishin fjalët e Kristian Horner

Sfidanti.al