Formula 1 zyrtarizoi përfshirjen në kalendarin e Botërorit të këtij viti edhe të 4 Cmimeve të Mëdha; ai i Turqisë për të cilin bëhet fjalë për një rikthim në këtë kampionat pas 9 vitesh, 2 në Bahrein dhe Cmimi i Madh i Abu Dhabi. Këto gara do ta cojnë në 17 numrin e ndalesave të Botërorit të Formula 1 të 2020 që do të mbyllet në 13 dhjetor.
Cmimi i Madh i Turqisë që do të presë një garë të Formula 1 që nga 2011, do të zhvillohet në 15 nëntor në Istambul Park dhe do të pasohet nga 2 garat e Bahreinit në 26 nëntor dhe 6 dhjetor. Cmimi i Madh i Abu Dhabit do të zhvillohet në pistën e Yas Marinas në 13 dhjetor, Në të njëjtën kohë Formula 1 konfirmoi anulimin për këtë vit të Cmimit të Madh të Kinës për të cilin fillimisht u vendos të shtyhej.
Kalendari I Formula 1 i përditësuar
30 gusht – Spa (Gp Belgjikë)
6 shtator – Monza (Gp Itali)
13 shtator – Mugello (Gp Toscana)
27 shtator – Sochi (Gp Rusi)
11 tetor – Nurburgring (Gp Gjermani)
25 tetor – Algarve (Gp Portugali)
1 nëntor – Imola (Gp Emilia Romagna)
15 nëntor- Istanbul (Gp Turqi)
29 nëntor – Sakhir (Gp Bahrein)
6 dhjetor – Sakhir (Gp Sakhir)
13 dhjetor- Abu Dhabi (Emiratet Arabe).
Sfidanti.al