F1, Mercedes e Ferrari nisin ‘luftën’ në distancë; prezantimi i makinave në një ditë

Motorët nuk janë ndezur ende në Formula 1, por beteja në distancë mes Mercedes dhe Ferrarit ka nisur. akti i parë i kësaj lufte sportive ka të bëjë me prezantimin e makinave të reja të këtyre skuderive, prezantim që do të bëhet në të njëjtën ditë; 22 shkurt. Mercedes e konfirmoi nëpërmjet trrejtit social Tëitter se makina e re Ë09 do të prezantohet në këtë datë në Silverstone, madje duke përdorur edhe tone shakaje për këtë koincidencë.

‘E dimë që prezantimi i W09 do të ndodhë në një ditë me atë të miqve tanë nga Maranello, por do të përpiqemi që të evitojmë përplasjet mes programeve tona dhe transmetimit online në Itali. Do ta ndjekim nga afër ashtu sikurse edhe ju.

një tjetër skuderi që ka bërë të ditur datën e prezantimit të makinës së re është McLaren e cila ka zgjedhur 23 shkurtin për të zbuluar mjetin e saj të rinj. në 25 shkurt do të jetë radha e Toro Rossos që të prezantojë makinën e re me të cilën pilotët e kësaj skuadre do të garojnë në Botërorin e Formula 1 të këtij viti.

sfidanti.al