Arsen Venger është i dorëzuar tërësisht në cështjen e Aleksis Sançez. Kiliani ka shumë mundësi që të bëhet pjesë e Mançester Junajtid brenda 24 orëve të ardhshme dhe kjo është pranuar edhe nga trajneri i Arsenalit.
‘Nuk kam cfarë i shtoj tjetër kësaj historie, gjithcka është dokumentuar nga media-tha Venger në një konferencë për shtyp-Sançes mund të jetë i mançester Junajtit në 24 orët e ardhshme. Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë ai do të luajë në ndeshjen e fundjavës me ne’
Orët e fundit në media është folur për arritjen e një marrëveshjeje paraprake mes Sançes dhe drejtuesve të Djajve të Kuq, me kilianin që do të firmosë një kontratë deri në vitin 2022 me pagë 16 milionë Euro në sezon. Historitë nuk mbyllen këtu, Mancester Junajtid ka pranuar gjithashtu që të lejojë kalimin e Mkitarian te londinezët
‘Merkatoja e transferimeve nuk të jep asnjëherë garanci-tha Venger-Nga ajo që është publikuar kam kuptuar që Mkhitaryan është pjesë e bisedimeve. Më pëlqen si futbollist, ka luajtur shpesh kundër nesh kur ishte pjesë e Borussias së Dortmundit.
sfidanti.al