Është shpirti i Barcelonës dhe do të mbetet i tillë; Xherard Pike arriti marrëveshjen me klubin katalanas për rinovimin e kontratës deri në vitin 2022, që do të thotë se me shumë gjasa qendërmbrojtësi 30 vjecar do të mbyllë karrierën te skuadra ku u formua si futbollist duke qenë se në momentin e skadencës së kontratës së re Pike do të jetë 35 vjec.
Mësohet se në kontratën e re të Pike është përfshirë edhe një klauzolë e zgjidhjes së saj që kap vlerën e 500 milionë Eurove, shifër që tregon vlerën dhe sidomos rëndësinë që ka ky futbollist për skuadrën e Barcelonës. Javën e ardhshme Pike do të mbërrijë në selinë e klubit ku do të bërjë të gjitha formalitetet dhe do të firmosë kontratën e tij të re.
sfidanti.al