Australian Open humbet 2 emra të rëndësishëm; eliminohen Muguruza e Vavrinka

Dy emra të rëndësishëm të tenisit botëror i thanë lamtumirën turneut të parë Grand Slam të vitit, Australian Open. Bëhet fjalë për spanjollen Garbinje Mugurusa dhe zviceranin Stanislav Vavrinka. Mugurusa, aktualisht numri 3 i renditjes ËTA, u mund në raundin e dytë nga tenistja nga Tajvani, Su vei Hsieh 0-2. Mugurusa nuk mundi dot që t’i imponohet kubndërshtares së saj e cila u tregua shumë e aftë që të mbyllë cdo gjë në favorin e saj duke i fituar setet 7-5;6-4. U kualifikuan për në raundin e tretë, Sharapova, Halep dhe Kerber që mundën respektivisht Sevastovën, Bushard dhe Vekic.

Ndërsa te meshkujt Stanislav Vavrinka, numri 9 i botës, u befasua nga Sandgren në raundin e dytë të Australian Open. Tenisti amerikan u shfaq superior ndaj zviceranit, finalist i turneut të roland Garros dhe e mbylli ndeshjen 3-0 duke i fituar setet 6-2;6-1;6-4. Novak Xhokovic vuajti pak ndaj Monfis por arriti të fitojë  ndaj francezit 3-1 me sete 4-6; 6-3;6-1;6-3. u kualifikua për në raundin e tretë të turneut të Melbërnit edhe Federer që nuk e pati të vështirë ndeshjen me gjermanin Shtruf të cilin e mposhti 3-0 me sete 6-4;6-4; 7-6

sfidanti.al