F1 Japoni; tajfuni mbyll Suzukën, kualifikueset do zhvillohen të dielën

Pista e Suzukës në Formula 1 do të qëndrojë e mbyllur  gjatë gjithë ditës së shtunë dhe provat kualifikuese të Cmimit të Madh të Japonisë do të zhvillohen ditën e diel në 03:00 me orën evropiane. Duke parë mbërritjen e tajfunit ‘Hagibis’ në brigjet japoneze, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit dhe Formula 1 vendosën që të mos rrezikonin dhe të mendonin për sigurinë e pilotëve dhe tifozëve në tribunë. Sipas parashikimeve meteorologjike,  stuhia tropikale do të largohet ditën e diel duke krijuar mundësinë e zhvillimit rregullisht të garës

Nëse moti I keq do të zshfaqet edhe në mëngjesin e së dielës dhe makinat nuk do të jenë në gjendje të zbresin në pistë për pproivat zyrtare atëherë vendosja e makinave në startin e garës do të bëhet sipas kohëve të regjistruara në sesionin e dytë të provave të lira, ndërkohë që provat e treta të lira nuk do të kryhen

Sipas Agjencisë Kombëtare te motit, tajfuni ‘Hagibis’ është më I fuqishmi për vitin 2019 dhe mund të jetë një ndër më të fuqishmtu edhe për vitet e fundit, me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta që arrijnë një shpejtësi deri në 300 km/h. Me të mbërritur në brigjet japoneze, do të dobëzohët, por alarmi është I madh në të gjithë vendin.

Sfidanti.al