Ekziston mundësia për ta bërë, ndonëse nuk është e sigurt që mund të ndodhë. Zhan Tod ka zgjuar shpresë tek miliona tifozë të Formula 1, duke u shprehur se një ditë shpreson të shohë një garë të Formula 1, në krah të Mikael Shumaherit, pikërisht pranë pistës. Ish-drejtori i madh i Ferrarit, që ndihmoi Shumin të fitonte 5 tituj botërorë, është nga ata miq të familjes që i ka qendruar pranë kampionit të aksidentuar rëndë në vitin 2013.
“Kam qenë shpesh në shtëpinë e tyre, – tregon Todi për të përditshmen italiane “La Republika”, – kemi parë së bashku gara të Formula 1 në televizor, për shembull atë të Brazilit në 2018. Çdo ditë jam në kontakt me gruan e tij, Korinën, që është një njeri i mrekullueshëm”. Francezi 73-vjeçar nuk jep hollësi për gjendjen shëndetësore të Shumit, por thotë se “ai po përpiqet tëpërmirësohet nga dita në ditë, ndërsa neve na takon që ta ndihmojnë”. Todi e kupton interesimin e publikut botëror për shëndetin e ish-pilotit të Ferrarit, por po ashtu edhe fshehtësinë që mban familja e tij.
Sfidanti.al