Quhet Marek Hamshik, është lojtari me më shumë gola të shënuara për skuadrën e kaltër të Italisë, por për momentin është … “në pension” në Kinë. Mediat italiane e ngacmuan Marek Hamshikun pas ndeshjes së Sllovakisë me Uellsin në eleminatoret e Europianit, sesi po shkon jeta në Kinë dhe nëse mund të kthehej në Napoli.
“Napoli është në zemrën time dhe do të jetë përgjithmonë, – u shpreh ai, – natyrisht, do të doja të kthehesha, por nuk e di sesa i vlefshëm do të isha tani për skuadrën. Sidoqoftë, unë jam në Kinë, kam kontratë 3-vjeçare aty dhe besoj se do ta respektoj. Gjithçka po shkon mirë, dhe unë po mësohem me gjërat në Kinë, tani që po mbushet viti aty”.
Hamshik, autor i 121 golave (ka thyer rekordin e Maradonës) dhe i 99 asisteve në 520 ndeshje për napolitanët, mendon e skuadra e Karlo Ançelotit mund ta fitojë titullin kampion këtë vit në Serinë A. “E kam ndjekur Napolin dhe do të jem në stadium në ndeshjen ndaj Atalantës, – thotë sllovaku, – skuadra mund ta fitojë titullin dhe të shkojë larg në Champions. Napoli mund të bëjë gjithçka”.
Sfidanti.al