Trajneri i muajit në Premier Ligë? Kush tjetër përveç Klopit!

U bënë dy radhazi. Përderisa forma e skuadrës së tij vazhdon të jetë e shkëlqyer, nuk mund të ndodhte ndryshe përveçse që Jurgen Klopi të shpallej sërish trajneri i muajit në Premier Ligë. Fillimisht, tekniku i Liverpulit fitoi çmimin e muajit gusht, ndërsa tani edhe të shtatorit, pasi të kuqtë triumfuan radhazi ndaj Njukasëllit, Çelsit dhe Shefild Junajtidin. Ata që e ndiqnin pas, u detyruan të pranonin rezultatin, dhe me radhë erdhën Edi Houi (Bornmuth), Frenk Lampard (Çelsi) dhe Brendan Roxhers (Leister).

Më herët, Klopi ia kishte dalë në shtator 2016, dhjetor 2018 dhe mars 2019. Për ta fituar çmimin për të tretën herë radhazi, Liverpuli i tij duhet të kalojë edhe Mançester Junajtidin e Totenhemin, ndoshta provat më të vështira deri tani (pa harruar atë të fituar me Çelsin). Klopi është i vetmi trajner këtë vit, skuadra e të cilit i ka fituar të gjitha ndeshjet e kampionatit, ndërsa synon titullin e parë në 30 vjet.

Sfidanti.al