Skuadra e yllit të madh të NBA-së ishte favorite për titullin në të kampionat të koshit. Serbia kishte në radhët e veta lojtarin më të mirë të sezonit të rregullt të NBA-së në dy vitet e fundit, Nikola Jokiçin, dhe lojtarin më të mirë të Euroligës, Vasilije Miçiç, por edhe lojtarë të tjerë shumë të mirë si Kaliniç, Luçiç, Guduriç, Marinkoviç e të tjerë. Gjithsesi, Italia është një fuqi tradicionale e basketbollit europian, edhe pse vitet e fundit nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Këtë herë, të kaltrit luajtën me zemër ndaj një rivali shumë më cilësor, dhe fituan si skuadër. Poceko, Meli, Fontekio, Kazalone, Spisu apo Polonara. Jokiç ishte i shkëlqyer me 32 pikë, 13 topa në tabela, 4 asistë, 2 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje. Ylli i Denverit shpesh luajti i vetëm kundër 5 italianëve, por nuk e shpëtoi dot ekipin. Italia fitoi 94-86 dhe shkoi në çerekfinale.
Rezultatet: Itali-Serbi 94-86, Francë-Turqi 87-86, Poloni-Ukrainë 94-86, Slloveni-Belgjikë 88-72, Finlandë-Kroaci 94-86, Spanjë-Lituani 102-94, Gjermani-Mali i Zi 85-79, Greqi-Çeki 94-88.
Çerekfinalet: Spanjë-Finlandë, Gjermani-Greqi, Francë-Itali, Slloveni-Poloni.
Sfidanti.al