Endi Marej dhe Angelika Kerber – tenistët më të mirë më 2016

Britaniku Endi Marej dhe gjermania Angelika Kerber janë shpallur si tenistët me të mirë për vitin 2016, njoftoi Shoqata Ndërkombëtare e Tenisit. Tenisti britanik, vitin që kaloi, triumfoi në Uimbëlldon, mbrojti titullin e kampionit në Lojrat Olimpike të Rio de Zhaneiros dhe “rrëzoi” nga vendi i parë i ranglistës së ATP-së, serbin Novak Gjokoviç, duke u bërë, kështu, raketa nr.1 e botës.

Tenistja gjermane triumfoi në turnetë Australia Open, në USA Open dhe fitoi medaljen e argjendtë në Rio,

Si dyshja më e mirë e meshkujve, për këtë vit, u shpallën Xhejmi Marej (vëllai më i ri i Endit) dhe braziliani Bruno Soaresh, ndërsa te femrat këtë titull e merituan francezet Kristina Mlladenoviç dhe Karolin Garcia. Çmimet e mësipërm, sikurse njoftohet, do të jepen në një ceremoni solemne që do të zhvillohet në Paris, gjatë turneut “Roland Garos”, më 6 qershor 2017.

Sfidanti.al