Federata e Atletikës së Rusisë, sikurse dihet, vitin e kaluar, u pezullua, pas raportit të publikuar nga agjencia botërore e antidopingut, ËADA, ndërkohë që Federata Botërore e Atletikës (IAAF), javën e kaluar, konfirmoi se ky pezullim është ende në fuqi. Megjithëse shumëkush u përpoq që ta justifikonte një “komplot” të tillë kundër Rusisë, përdorimin e dopingut në këtë vend e pranoi edhe ish-kampionia e botës në kërcimin me shkop, Jelena Isinbajeva.
“Është e vërtetë se në Rusi mbizotëron dopingu, por mendoj se nuk është mirë që i gjithë hetimi drejtohet vetëm kundër një vendi (Rusisë). Konsideroj se ky është një akt politik. Shpresoj se ky hetim do të shtrihet në të gjithë botën”, deklaroi, dje, Isinbajeva. Në raportin e VADA-s, vihej në dukje se mbi 1000 sportistë rusë në 30 sporte janë përfshirë në përpjekjet për mbulimin e testeve pozitivë të dopingut.