Nga Mançester Junajtid tek Mançester Siti. Nuk ka ndërruar fanelë Uejn Runi (që e ka bërë një herë duke lënë Evertonin), por sërish e ka bërë ai. Kapiteni i “djajve të kuq” e ka dërguar djalin e tij në akademinë e Sitit për të nisur karrierën si futbollist. Kai, 7-vjeçar, në të vërtetë e kishte nisur “karrierën” tek Junajtid në tetor, por më pas u zhvendos tek “Qytetarët”, ku thuhet se i ka bërë shumë përshtypje stafit teknik. Ata që panë Runin në kompleksin e Sitit u habitën shumë, kur njohën kapitenin e Junajtidit, ndonëse Uejn nuk është i vetmi që e ka bërë këtë gjë. Robin Van Persi dhe Endi Koul, ish-lojtarë në “Old Traford” i kanë dërguar djemtë tek Man. Siti, ndërsa Dejvid Bekam i ka dërguar tek Arsenali.