Borusia e Dortmundit ndoshta nuk ka mbetur plotësisht e kënaqur që nuk fitoi në Hofenhajm, por ashtu siç shkuan punët, duhet të jetë. Barazimi 2-2 u arrit ndërsa verdhezinjtë luajtën me 10 lojtarë për gati 50 minuta. Marko Rojs ishte ai që, në mënyrë të pabesueshme, la ekipin në inferioritet numerik kur mori karton të kuq në minutën e 41-të, dhe rezultati ishte 2-1 për vendasit. Mark Uth kishte shënuar që në minutën e 3-të për Hofenhajmin, Mario Gëce (i rikuperuar në fund për këtë ndeshje) barazoi shpejt në minutën e 11-të, por Sandro Vagner riktheu epërsinë e të zotëve të shtëpisë në 20′. Barazoi i zakonshmi Pjer-Emerik Obamejang që në minutën e 48-të dhe rezultati nuk ndryshoi më. Dortmundi është në vendin e gjashtë në Bundesligë me 26 pikë.