Ish-raketa shumëvjeçare nr.1 e botës, Novak Gjokoviç, që nga java tjetër, nuk do të jetë më Top-4-shën më të mirë të listës së ATP-së, për herë të parë, mbas plot 10 vitesh. Gjokoviçi, momentalisht, është nr.4 në botë me 6325 pikë, por ai do të humbasë 1000 pikë në Kupën Roxhers të Monrealit, ku është titullmbajtës. Nga rivalet e tij në krye të listës së mësipërme, pikë do të humbasë vetëm Stan Vavrinka (360), ndërsa Marei, Nadali dhe Federeri do të qëndrojnë në të njëjtin nivel, pasi, vitin e kaluar, nuk morën pjesë në Kupën Roxhers. Novaku, në Uimbëlldon, mund të kthehej në vendin e parë mbas eliminimit të Mareit në çerekfinali, por nuk pati fat, pasi u detyrua që t’ia dorëzonte ndeshjen çekut Tomas Berdih, për shkak të dëmtimit ë bërrylit.
Sfidanti.al