Maldini i impresionuar nga transferimi i Bonuçit: Nuk e di se si ndodhi!

Kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini, është i kënaqur që klubi i tij arriti që të siguroi sherbimet e mbrojtësit Leonardo Bonuçi që, gjatë viteve të fundit, ka qenë shtylla e mbrojtjes së Juventusit, duke e konsideruar atë një përforcim të madh të klubit milanez. Megjithatë, ai konsideron sëështë ende herët që të flitet për kthimin e “Skudetos” në San Siro.

“Bonuçi është një përforcim i madh, as vetë nuk e di sesi ndodhi, por është bukur që e shoh atë te Milani. Nëtreg, është e vështirë që të gjenden stopera të mirë, kurse Leo është një nga më të mirët në botë”, deklaroi Maldini, duke shtuar se, “duke pasur Bonuçin, Milani do të bëhet një rival i fortë i Juventusit, megjithëse, këtë vit, është ende herët që të flitet për “Skudeton’, por jam i sigurt se Milani do të kthehet në Ligën e Kampioneve”, tha kapiteni legjendar i Milanit.

Sfidanti.al