Portieri gjerman, Andreas Volf, u bë, këto ditë, hendbollisti më i shtrenjtë dhe më i paguar në historinë e këtij sporti, pasi nënshkroi kontratë me klubin polak Kielce. Ky portier i përfaqësueses së Gjermanisë nënshkroi kontratën më të shtrenjtë në historinë e hendbollit, pasi Kielce pagoi 3 milionë euro për transferimin e tij plus 1 milion euro si pagë vjetore për Volfin dhe, tani, ai është lojtar i ri i ekipit polak, Kielce. Kontrata e tij është katërvjeçare.
Deri tani, rekordin e mbante hendbollisti francez me origjinë sllave, Nikola Karabatiç, që, më 2015, nënshkroi kontratë me PSZH-në franceze që pagoi për të 1,8 milionë euro, ndërkohë që paga e tij vjetore është 500 000 euro.
Sfidanti.al