Presidenti i Partizanit të Beogradit: “Në Shqipëri na pritën shumë mirë”

Presidenti i Partizanit të Beogradit, Milorad Vuçeliç, i deklaroi medias serbe, mbas kthimit në Serbi, se Partizani që luajti me Skënderbeun e Korçës   (0-0), në Elbasan, në kuadrin e raundit të tretë të Ligës së Evropës, ishte pritur shumë mirë në Shqipëri, se Skendërbeu ishte treguar një mikpritës fantastik dhe se atje nuk pati asnjë problem.

“Ne u pritëm në Shqipëri shumë mirë, u ndjemë të sigurtë dhe ata që na pritën, u treguan, me të vërtetë, shumë mikpritës. Organizimi ishte në nivelin e lartë më të mundshëm dhe unë, më të vërtetë, u befasova në mënyrë të këndshme. Të gjitha rrugët nga aeroporti për në hotel ishin të hapura, megjithëse nën mbikëqyrjen e policisë, por nuk kishte asnjë lloj tensioni, gjithçka shkoi normalisht. I falënderoj nga zemra mikpritësit”, deklaroi presidenti i Partizanit të Beogradit, duke theksuar se edhe ekipi shqiptar i Skënderbeut do të gjejë të njëjtën pritje, kur të vijë në Beograd.

Sfidandi.al