Gjukiç: Më mirë kuptoj shqip sesa përkthimin në serbisht!

Miroslav Gjukiç, trajneri i Partizanit të Beogradit që luajti në Elbasan (0-0) me Skënderbeun e Korcës në kuadrin e raundit të 3-të të Ligës së Evropës, shkaktoi një ilaritet të madh në konferencën e shtypit mbas ndeshjes, pasi ai nuk po e kuptonte mirë atë që po i thoshte atij përkthyesi nga shqipja në serbisht.

Trajneri i bardhezinjve shkaktoi të qeshura midis gazetarëve të pranishëm, kur Gjukiçi, në një moment, iu drejtua përkthyesit me fjalët: “Mendoj se unë më mirë kuptoj shqip sesa ju dini serbisht!”.

Sfidanti.al