Lewa do të vendosë pas zgjedhjeve te Barcelona

Robert Lewandowski po e shqyrton me qetësi të ardhmen e tij. 37-vjeçari, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor, vendos për klubin e ri vetëm në muajin prill. Sipas medieve spanjolle sulmuesi polak po pret që të mbahen zgjedhjet presidenciale në klub. Siç dihet Johan Laporta do të jetë mes kandidatëve të garës së 15 marsit dhe për këtë arsye Lewandowski nuk po nxitohet për të vendosur për të ardhmen. Polaku mendon ende se mund të ndihmojë Barçën dhe në rast se do t’i ofronte rinovimin e kontratës me një pagë më të ulët do të jetë i gatshëm për ta pranuar. Deri më tani është mësuar se interes të fortë për shërbimet e sulmuesit 37-vjeçar ka treguar skuadra e Major League Soçer e Chicago Fire.

sfidanti.al