Raheem Sterling, ish-sulmues i Liverpool-it dhe Manchester City-t, është bashkuar me Feyenoord-in deri në fund të sezonit, njoftoi klubi holandez. 31-vjeçari, me 82 paraqitje me Anglinë, ishte futbollist i lirë pasi u largua nga Chelsea në janar. Sterling tregoi se kishte marrë kohë për të zgjedhur destinacionin e tij dhe kishte folur me disa klube të tjera. “Jam i sigurt që Feyenoord-i është një vend ku mund të jem i lumtur dhe të bëhem anëtar i vlerësuar i skuadrës,” tha Sterling për faqen zyrtare të klubit. “Të luash jashtë vendit është një sfidë krejt e re për mua dhe jam gati ta përqafoj atë.”
Feyenoord-i aktualisht renditet i dyti në kampionatin holandez, 17 pikë larg liderit PSV Eindhoven. Sterling konsiderohej një nga anësorë më të mirë të Anglisë kur u transferua te Chelsea nga Manchester City për 47 milionë paundë (64 milionë dollarë) në vitin 2022. Megjithatë, transferimi në Londrën Perëndimore nuk shkoi sipas pritshmërive, pasi ai nuk arriti të riprodhonte formën e tij të lartë që kishte te City. Para fillimit të këtij sezoni, Sterling u lidh me klube si Juventus, Bayer Leverkusen dhe Fulham, por transferimi nuk u realizua. Me hapjen e merkatos së janarit, Sterling fillimisht ndërpreu me konsensus kontratën me Chelsea-n, për t’iu bashkuar Feyenoord-it

