Federata e Futbollit ka gjetur akordin me Thomas Tuchel, i cili do të rinovojë kontratën e tij me “Tre Luanët” deri në 2028-ën. Kontrata aktuale e teknikut gjerman skadon në fund të Botërorit 2026. Zyrtarët e Federatës së Futbollit kanë vlerësuar performancën e treguar nga Anglia nën drejtimin e Tuchel dhe kanë menduar që t’i prezantojnë një akord të ri. Siç dihet për shërbimet e gjermanit kishte shprehur interes të fortë edhe United, të cilët pas shkarkimit të Amorim janë në kërkim të një trajneri.
sfidanti.al

