Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja; një prej basketbollistëve më të mirë evropianë, Pau gasol do të lërë NBA pas 20 vitesh për t’u kthyer te klubi ku nisi karrierën e tij të lavdishme; Barcelona. Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’, klubi katalanas që është në kërkim të një lojtari qendre ka ndjekur me vëmendje evoluimin gjendjen e basketbollistit tashmë 40 vjec pas dëmtimit të pësuar dhe i propozoi një vend në skuadër, propozim që Gasol e pranoi pasi dëshiron që të kthehet në formën optimale për të qenë i pranishëm në Lojërat Olimpike të Tokios të kësaj vere
Gasol do të bashkohet me skuadrën e basketbollit të Barcelonës deri në fundin e këtij sezoni dhe nuk do të përfitojë asgjë. Gjithnjë sipas ‘El Mundo Deportivo’, Pau Gasol në ditët e ardhshme do të mbërrijë në Barcelonë për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Sarunas Jasikevicius, me të cilin ka një raport të mirë teksa kanë qenë bashkë te Barcelona në fillim të këtij shekulli. Po kështu gasol ka një raport shumë të mirë edhe me yllin e skuadrës katalanase, Nikola Mirotic me të cilin kanë qenë bashkë edhe në NBA
Për Pau Gasol, kjo aventurë e dytë me Barcelonën është një trampolinë për të qenë i pranishëm në Lojërat Olimpike të Tokios me spanijollin që do të luajë Olimpiket e pesta të tij nëse do ta arrijë objektivin pas Atlanta 2004, Pekin 2008, Londër 2012 dhe Rio de Janeiro 2016. Po kështu ai do të kërkojë që përfitojë nga prania e tij në Fshatin Olimpik me përfaqësuesen spanjolle për të realizuar aspiratat e tij për të hyrë në Komisionin e Sportistëve të IOC.
sfidanti.al