Real Madrid, bisedime me Arabinë Saudite për një sponsorizim prej 150 milionë Euro

Reali i Madridit ka nisur punën për sistemimin e llogarive financiare pasi pandemia coronavirus e ka vënë Los Blancos ashtu sikurse edhe shumë klube të tjerë në vështirësi të mëdha ekonomike. Një rrugë që drejtuesit e klubit merengues kanë gjetur për të përballuar këtë situatë është marrëveshja e sponsorizimit me Arabinë Saudite

Sipas të përditshmes The Times, Reali i Madridit po bisedon me Qiddiya për sponsorizimin e skuadrës së futbollit të femrave për 10 vitet e ardhshme për 150 milionë Euro. Në marrëveshje përfshihet edhe një dedikim i vazhdueshëm i ambasadorëve të klubit dhe përfshirja e të paktën 4 futbollistëve meshkuj më promovimin e Qiddiya

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje sponsorizimi i skuadrës së femrave do të thotë se lojtaret do të impenjohen gjithashtu në udhëtimin e tyre drejt Arabisë Saudite për të motivuar vajzat e reja që të merren me sport

Po kështu në një dokument të Ministrisë së Kulturës së Arabisë Saudite sipas The Times, flitet edhe për mundësinë për ndërtimin e një Qendre Stërvitore të Realit të Madridit në Qiddiya duke përfshirë edhe muzeun, aktivkitetet interactive dhe dyqanet zyrtare të klubit. Gjithsesi për këtë lajm nuk është bërë asnjë prononcim, as është konfirmuar e as është përgënjeshtruar.

Sfidanti.al