Pochettino nuk kërkon të relaksohet: Duhet të luajmë cdo ndeshje si të ishte e fundit

Paris Saint Germaini këtë të dielë përballet me Monacon një ndeshje aspak e lehtë kjo për kampionët e Francës. Skuadra e Pochettinos që vjen pas fitores së madhe në Camp Nou me Barcelonës, do të ketë përballë një skuadër që nuk e njeh humbjen prej 8 ndeshjes. Për trajnerin argjentinas të Paris Saint Germaini është e nevojshme që skuadra e tij të ruajë të njëjtin nivel si në sfidën e mbrëmjes të së martës

‘Ndaj Monacos kemi mundësinë të shfaqim forcën tonë mendore dhe se mund të evoluojmë në të njëjtin nivel si në sfidën ndaj Barcelonës-tha Pochettino në lidhje me këtë përballje ndaj skuadrës së Principatës-sfida më e rëndësishme është që të rikuperohemi mire dhe të  luajmë të gjitha ndeshjet sikur të jenë të fundit. Do të përballemi me një skuadër që është në formë. Pastaj, do të jetë e vështirë të luajmë aq mirë si në Champions.

Sfidanti.al