Nuk do të jetë një triumf shumë i madh, por gjithsesi, do të ketë domethënie të madhe. Maria Sharapova priti dy vjet (për shkak të dopingut) për të arritur sërish në finale ËTA, atë të Shangait. Në “Masters 1000” në Kinë, tenistja ruse mori një ftesë për të qenë e pranishme, dhe e pranoi edhe pse turneu nuk është nga më të fortët në botë, përkundrazi. Sharapova nuk ka humbur asnjë set deri tani, ndërsa në gjysmëfinale mundi kinezen Shuai Peng 2-0 me sete (6-3, 6-1). Ajo do të luftojë për titull me bjellorusen Arina Sabalenka, që mposhti bindshëm në gjysmëfinale, italianen Sara Errani (6-1, 6-3). Pavarësisht nga suksesi (ende jo i plotë), Maria nuk do të jetë në Mastersin e femrave në Singapor, ashtu siç nuk ishte as vjet, për shkak të dopingut.
Sfidanti.al