Ishtë një sfidë mes dy ekipeve, por edhe një llogari personale. Largimi i Kevin Durantit nga Golden Stejti nuk ishte aq i bukur, dhe superylli i basketbollit amerikan pati së fundmi vizitën e parë tek ish-ekipi i tij. Ishte një përvojë më shumë se pozitive, sepse ai luajti mjaft mirë dhe sepse skuadra e tij, Bruklin Nets, ia doli që të fitonte madje thellë.
Shifrat ishin 134-117, thuajse një shëtitje, me Durantin që shënoi 20 pikë, kapi 5 topa në tabela, shërbeu 6 asistë dhe bllokoi dy gjuajtje. Ai humbi vërtet 4 topa dhe gaboi në gjuajtjet nga largësia, por kontributi i tij në të dyja tabelat ishin tepër i madh, ndaj u vlerësua me një nga notat më të mira të ndeshjes, 22. Duranti fitoi dy tituj kampion me Golden Stejtin, të vetmit në karrierën e tij, ndërsa tani shpreson që të ketë një tjetër triumf, në moshën 32-vjeçare.
Shënuesi më i mirë për Bruklinin ishte Kajri Irving, ish-kundërshtar i Durantit kur ishte te Klivlendi. Ai realizoi 23 pikë, ndërsa më i miri në parket u shpall Xhejms Hardeni me 19 pikë e 16 topa në tabela. Bruklini është në vendin e tretë në Konferencën Lindore me 16 fitore e 12 humbje, jo shumë larg Filadelfias e Miluokit, ndërsa Golden Stejti është në vendin e 8-të.
Sfidanti.al