Më shumë trofe se ndeshje të humbura, çfarë rekordi ka Hansi Fliku!

Në ceremoninë e titullit botëror në Katar u detyrua ta falte medaljen e tij. Hansi Flik ia dha Manuel Nojern të artën e fituar pas finales së Kupës së Botës për Klubet, sepse FIFA i kishte bërë llogaritë gabim, por ai nuk u mërzit aspak nga kjo. E si mund të ndodhte tek një trajner që ka 6 tituj të mëdhenj të vituar në thuajse një sezon, ndërsa historia e tij tek Bajerni duket si një përrallë që nuk dëshiron kurrë të marrë fund.

Tekniku 55-vjeçar ka një rekord që vështirë se mund t’ia barazojë kush, pasi që kur mori drejtimin e bavarezëve ka më shumë tituj sesa ndeshje të humbura në fushën e lojës. Janë 6 trofe ndaj vetëm 4 disfatave, nga të cilat 2 në Bundesligë këtë sezon e një në Kupën e Gjermanisë. Gjithçka nisi me fitoren e titullit kampion edicionin e kaluar, një sukses i madh sepse e mori ekipin në 3 nëntor në krizë të plotë rezultatesh, loje dhe besimi, gjë që solli shkarkimin e kroatit Niko Kovaç.

Më pas u fitua Kupa e Gjermanisë, dhe kulmi u arrit në muajin gusht kur u përfundua Championsi Suksesi 1-0 ndaj Paris SG në finalen e Lisbonës bëri që bavarezët të shpalleshin kampionë të Europës për herë të 6-të në histori. Bajerni vazhdoi triumfet me dy superkupat, atë të Gjermanisë dhe të Europës, për ta mbyllur me Kupën e Botës për Klubet, ndonëse kjo u shty për shkak të pandemisë, nga dhjetori në shkurt. Fliku ka kaluar pak më shumë se 15 muaj fantastikë, duke fituar mbi 85 për qind të pikëve të mundshëm, e duke qenë favorit për të marrë sërish titullin në Gjermani, si edhe në Champions.

Sfidanti.al