Nuk dihet sesi do të jenë punët në ndeshjet e ardhshme me ekipe të tillë si Slloveninë, Francën apo Australinë, por për momentin amerikanët mund të jenë më të qetë. Skuadra më e lavdishme e basketbollit olimpik, SHBA, u kualifikua për në çerekfinale të turneut në “Tokio 2020” me fitoren bindëse 119-84 ndaj Çekisë. Një Kevin Durant i shkëlqyer shënoi 23 pikë në 23 minuta duke shënuar gjysmën e koshave për 3 pikë që provoi. Ai theu rekordin e pikëve të një lojtari amerikan në Lojrat Olimpike, duke lënë pas Karmelo Entonin. Xhejzën Tatëm i Boston Sëlltiksave ishte shënuesi më i mirë me 27 pikë, ndërsa lojtarët e tjerë të rëndësishëm si Buker, Holidei, Lilard apo Midëlton nuk ishin shumë të impenjuar.
Sfidanti.al